Ballina Aktualitet Kosovë Thaçi dhe Vuçiq kthehen në Bruksel për 14 ditë !?

Thaçi dhe Vuçiq kthehen në Bruksel për 14 ditë !?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka gjasa të takohet përsëri në Bruksel për dy javë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” e cila raporton se këto informata iu konfirmuan në zyrën e presidentit serb.

Vazhdimi i dialogut në një periudhë kaq të shkurtër praktikisht do të thotë intensifikim i procesit për të cilën gjë pas takimit të së dielës në Bruksel, foli shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.

“Ka ende shumë punë përpara Serbisë, shumë çështje të hapura në tryezë dhe përfaqësuesit e Evropës do të vijnë në Beograd më intensivisht, por delegacioni serb do të udhëtojë edhe më shumë në Bruksel. gjërat do të zgjidhen me një marrëveshje të përbashkët, me miratimin e të gjitha palëve, pëlqimi i të cilëve është i nevojshëm “, raporton më tej kjo gazetë, transmeton Klan Kosova.

Me takimin e së dielës në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiqvazhduan negociatat pas një ndërprerjeje tre mujore./klankosova.tv.

@tn.lajmelokale
@tetovanews