Ballina Argëtim Jetë & Stil Themeluesi i Amazon shpallet njeriu më i pasur në botë

Themeluesi i Amazon shpallet njeriu më i pasur në botë

Ajo që nisi si një ide për një librari në internet, e ka bërë Jeff Bezos njeriun më të pasur në botë.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon ka një pasur me vlerë neto 141.9 miliard dollarë.

Pra pasuria e tij ka 40 miliardë dollarë më shumë sesa vitin e kaluar.

Bezos tani ka një pasuri me vlerë 49 miliard më shumë se Bill Gates dhe 60 miliardë dollarë më shumë se Warren Buffet, respektivisht renditen i dyti dhe i treti.

Ndërkohë që aksionet e Amazon vazhdojnë të arrijnë rekorde në tregun e aksioneve dhe portofoli i Bezos mbushet gjithnjë e më shumë./oranews/

@tn.lajmelokale
@tetovanews