Ballina Bota Trump shndërron G7-n në G6

Trump shndërron G7-n në G6

Vijojnë përplasjet edhe pas G7-s mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit kandez, Justin Trudeau. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka pranuar të nënshkruajë deklaratën përfundimtare të samitit.

Donald Trump po kthen G7 në G6 me deklaratat dhe vendimet e tij. Presidenti amerikan shkroi në një mesazh në Twitter se Shtetet e Bashkuara nuk e miratojnë më tej komunikatën përfundimtare të G7-s pas deklaratave “të rreme” të Trudeau.

“Ne po mendojmë për tarifat ndaj makinave të importuara në SHBA”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke sulmuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Ai e quajti atë “shumë të pandershëm dhe të dobët” pasi gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp të G7-s, u shpreh me fyerje ndaj tarifave amerikane.

“Duke pasur parasysh se Kanadaja po përgatit tarifa masive për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane, unë kam udhëzuar të mos mbështes komunikatën përfundimtare”, shkroi Trump, duke deklaruar gjithashtu se tarifat e SHBA-së “në kundërpërgjigje të kryeministrit kanadez do të jenë 270% në produktet e qumështit”.

“Ne kanadezët jemi të sjellshëm, jemi të arsyeshëm, por nuk lejojmë të na keqtrajtojnë”.

Kjo ishte fraza e prononcuar nga Trudeau që ka shkaktuar zemërimin e Trump. Kanadezi, gjatë konferencës së tij për shtyp në Charlevoix, ka kritikuar ashpër tarifat ndaj çelikut dhe aluminit të vendosura nga Shtëpia e Bardhë kundër Kanadasë, Meksikës dhe Europës.

“I thashë Presidentit amerikan drejtpërdrejt se kanadezët nuk do të lejojnë lehtësisht që Shtetet e Bashkuara të shkojnë përpara me tarifa të rëndësishme kundër industrisë sonë të çelikut dhe aluminit. Dhe ata nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë për baza të supozuara të sigurisë kombëtare, pasi kanadezët nga Lufta e Parë Botërore kanë qenë sup më sup me ushtarët amerikanë në vende të largëta ku ka konflikte. Për ne kjo është një fyerje”, tha Trudeau./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews