Ballina Bota Vendet e Vishegradit, kundër Merkelit për emigrantët

Vendet e Vishegradit, kundër Merkelit për emigrantët

Vendet e Vishegradit e refuzuan takimin për emigracionin, duke e cilësuar thjesht një aksion në favor të Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia protestuan në këtë mënyrë ndaj takimit të lartë të planifikuar të mbahet të dielën, e problem me të ka edhe kryeministri i ri italian, Giuseppe Conte.

“Ne nuk do të marrim pjesë, sepse duam të merremi sërish me një propozim, të cilin e kemi refuzuar njëherë”, deklaroi shefi i ekzekutivit polak, Mateusz Moraëiecki, pas një mbledhjeje të grupit në Budapest, ku mori pjesë edhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Victor Orban shkoi më tej me pretendimet se, takimi nismë nga Gjermania bie ndesh me traditat e BE-së.

“E kuptojmë që ka vende me probleme të politikës së brendshme, por kjo nuk duhet të shkaktojë panik mbareuropian”, ishte komenti i Orbanit, që nënkuptoi kësisoj konfliktin e Merkelit me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer.

Kjo përplasje, sipas tij bëri që të kërkohet takimit i nivelit të lartë për çështjet e azilit, nga aleati i Merkelit, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Seehofer i ka dhënë Merkelit afat deri në fillim të korrikut për të gjetur një zgjidhje për çështjen e refugjatëve në nivel të BE-së. Përndryshe, ai do të japë udhëzime që të gjithë refugjatët e regjistruar njëherë në një vend të bllokut të dëbohen nga kufiri gjerman.

Kancelarja këmbëngul nga ana tjetër të gjendet një mënyrë që aprovohet nga Bashkimi Europian./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews