Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka ftuar sot serbët e Kosovës që të mos shkojnë në ushtri të Kosovës për të cilën është paralajmëruar se do të formohet në fund të këtij viti.
Vuçiq gazetarëve në qytetin Nova Pazova ka thënë se serbët e kanë vetëm një ushtri dhe ajo është ushtria serbe.
Ai ka thënë se ekziston një fshat me serbë të cilët një numër i madh I tyre të cilët kanë aplikuar për në ushtrinë e Kosovës, por u ka bërë thirrje që mos ta bëjnë këtë sepse Kosova nuk ka të drejtë të formojë ushtri.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka dhënë këtë deklaratë pasi që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se ushtria e Kosovës do të formohet deri në und të këtij viti dhe se për t’u kyçur në ushtri sipas Haradinaj ka të interesuar shumë të rinj serbë.