Ballina Aktualitet Lajme Vuçiq: Nëse e fusim ushtrinë në Kosovë do të përballemi me NATO-n

Vuçiq: Nëse e fusim ushtrinë në Kosovë do të përballemi me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kanë pak mundësi të bëjnë dicka si shtet rreth Rezolutës 1244, pasi që sipas tij ajo nuk njihet nga shtetet e fuqishme

Vuçiq më pas është pyetur nga gazetarët se ‘nëse Serbia do të marrë vendim për të dërguar forca ushtarake, pas sulmeve mbi serbët në Kosovë’, ku është përgjigjur: “Nëse provojmë që të fusim ushtrinë apo policinë në Kosovë, NATO do ta trajtojë këtë si akt armiqësor”, shkruan Blic, përcjell Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se është i vetëdijshëm se në një rast të atillë, Serbia do të përballej me forcën më të madhe ushtarake në botë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews