Ballina Aktualitet Rajoni Xanakopulos: Marrëveshja do të ratifikohet në parlamentin grek pa asnjë problem

Xanakopulos: Marrëveshja do të ratifikohet në parlamentin grek pa asnjë problem

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Greqia dhe IRJ e Maqedonisë po fillojnë një epokë të re miqësie, bashkëpunimi dhe stabiliteti, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Xanakopulos në konferencën e rregullt me gazetarët.

Ai tha se përmes fjalëve dhe përpjekjeve të kuptojnë qytetarët tanë se zgjidhja është në favor të të dyja vendeve dhe se Greqia do të mbështesë përpjekjet e kryeministrit Zaev.

Xanakopulos me kritika ndaj opozitës Demokracia e Re rreth qëndrimit për marrëveshjen. Por theksoi se partitë e opozitës në të dyja vendet kanë qëndrime identike, “duke luajtur në kartën e ndarjes mes patriotëve dhe tradhtarëve”. Ai shprehu bindjen se ratifikimi I marrëveshjes në parlamentin grek do të kalojë pa asnjë problem.

@tn.lajmelokale
@tetovanews