Ballina Bota A do ishte ky njeriu i duhur për t’i udhëhequr shqiptarët? Ndaloi...

A do ishte ky njeriu i duhur për t’i udhëhequr shqiptarët? Ndaloi çamçakëzin, shfryrjen e hundëve dhe… urinimin në publik

Ishte pjesë e reformave etike të Lee Kuan Yew, njeriut që e shndërroi Singaporin në një prej “Tigrave” të Azisë.

Ai, i cili nuk rron më pas ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, përveçse e ringjalli ekonomikisht vendin e tij, duke e shndërruar madje dhe në një nga qendrat tregtare botërore, e revolucionarizoi Singaporin dhe në rrafshin e etikës publike.

Yeë, i njohur si njeri sqimtar e i përkorë, imponoi një set rregullash ndër të cilat ishte ndalimi i çamçakëzit. Kjo për shkak se njollat mbeteshin në asfalt dhe nuk pastroheshin dot plotësisht.

Dhe ky ndalim, i ndërmarrë që nga viti 1992, ka mbetur si një nga aspektet më të njohura të jetës në Singapor, së bashku me ndalimin e grafiteve, kalimit të rrugës në vende jo të caktuara në bazë të shenjave, ndalimit të të pështyrit, shfryrjes së hundësve dhe padyshim urinimi në vende publike.

Kur Singapori u bë i pavarur në vitin 1995, ishte një vend i vogël me pak burime. Yew pastaj u bë kryeministër dhe bëri një plan për ta bërë vendin oazin e parë midis vendeve të botës së tretë. Dhe e bëri realitet

Me politikë dhe planifikim të suksesshëm, Singapori tejkaloi shpejt vendet e zhvilluara në aspektin e pastërtisë së tyre, të peizazhit dhe transportit efikas. Yeë u përpoq për përsosmëri në çdo gjë dhe rezultati ishte mahnitës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews