Ballina Bota Ajsbergu gjigant niset drejt fshatit nordik

Ajsbergu gjigant niset drejt fshatit nordik

Një ajsberg gjigant kërcënon seriozisht një fshat të vogël në Groenland. Njerëzit e zonës janë mësuar me të ftohtin ekstrem, dimrin e gjatë dhe arinjtë polare; ata dinë si ti shmangin rreziqet, por këtë verë, një mal i papritur akulli u shfaq përpara komunitetit të izoluar të peshkimit.

170 njerëzit që jetojnë në Innaarsuit nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të shpresojnë që ai do të largohet vetë pa bërë shumë zhurmë.

“Është më i madhi që kemi parë ndonjëherë”, thonë disa prej banorëve. Sipas institutit meteorologjik danez, ajsbergu ngrihet rreth 100 metra mbi ujë, ka krisje në të gjithë sipërfaqen e tij dhe herë pas here lëshon zhurma frikësuese që pasohen nga shkëputja e ndonjë cope të madhe akulli.

Vendasit i druhen ndonjë shkëputjeje masive apo shembjeje të plotë që do të dërgonte dallgë tsunami në gjirin ku ndodhet fshati i vogël. Ka megjithatë dhe ndonjë që shpreson që po nuk bëri dëme, ajsbergu mund të kthehet në një rast të mirë për të tërhequr turistët e për t’i hapur ca dhe ata vetë me botën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews