Ballina Sport Arrihet marrëveshja, ylli kroat në Inter

Arrihet marrëveshja, ylli kroat në Inter

Atletico Madrid do ta lejojë kalimin e Sime Vrsaljkos në Inter.
26-vjeçari do të kalojë te klubi italian për një vit si i huazuar me opsion për të nënshkruar me të në verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Interi do t’i paguajë 8 milionë euro për huazimin, kurse 18 milionë euro në vitin tjetër, nëse klubi vendosë për ta blerë mbrojtësin e krahut të djathtë përfundimisht.

Vrsaljko pritet të rikthehet në Serie A, ku më parë luajti për Sassuolon para se të transferohet te klubi spanjoll. /Gazeta Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews