Ballina Sport Bajerni fiton ndaj PSG-së, Buffon e nis me humbje

Bajerni fiton ndaj PSG-së, Buffon e nis me humbje

Bajerni i Mynihut ka fituar me përmbysje 3-1 përballë Paris Saint Germainit në ndeshjen e vlefshme për turneun miqësor International Champions Cup.

Bavarezët e drejtuar nga Niko Kovaç kanë luajtur vetëm me disa “yje” por kanë mposhtur kampionët e Francës, shkruan SYRI.net.Fillimisht ishte PSG-ja ajo që kaloi ën avantazh 1-0 me anë të Weah, ndërsa në fraksionin e dytë të lojë ishte një tjetër histori me bavarezët që “zgjohen” duke përmbysur rezultatin.

Në minutën e 60’ Martinez barazoi me kokë por pas vetëm 6 minutash lojë ishte Renato Sanches ai i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Listës së golashënuesve iu shtua edhe Zirkzee që shënoi me portën e boshatisur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews