Ballina Aktualitet Rajoni Basha: Rama si Kim Jong-un kur flet për negociatat

Basha: Rama si Kim Jong-un kur flet për negociatat

“Qeveria vazhdon historinë e mohimit kur thotë se negociatat janë hapur”.Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në selinë e PD, duke thënë se Rama është bërë si lideri i Koresë së Veriut, kur komenton hapjen e negociatave.

“Kjo gjendje është e papranueshme, kjo gjendje është vdekja e kombit. Rama thotë se nuk ka ndodhur asgjë, është bërë si diktatori i Koresë së Veriut që thotë se fituam kampionatin botëror”, tha Basha.

Ai thotë se vendi është mbërthyer nga krimi dhe ky është shkaku i vetëm që negociatat nuk u hapën, sipas tij.

“Për shkak të kësaj qeverie imazhi ynë është vendi i krimit dhe i drogës. Nuk hapen negociatat me kryeministër të lidhur me drogën, me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën, me një ekonomi të lidhur me drogën. Ne e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë”, tha Basha./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews