Agjencia e Kontrollit të Ushqimit (AKU) e Shqipërisë ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë ‘salmonella’.
Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish.
Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta. /syri/