Ballina Bota Brazil, ish-presidenti Lula do të qëndrojë në burg

Brazil, ish-presidenti Lula do të qëndrojë në burg

Ish-presidenti brazilian, Lula i dënuar për korrupsion do të qëndrojë në burg, u shpreh të dielën kryetari i një gjykate të Apelit, ku një gjyqtar vendosi lirimin e Lula-s përpara se të kundërshtohej nga një tjetër gjyqtar nga e njëjta gjykatë.

Carlos Eduardo Thomson Flores, drejtuesi i kësaj gjykate të Apelit, i TRF4 në Porto Alegre në jug të Brazilit, u shpreh në një komunikatë për shtyp se konfirmonte vendimin e gjyqtarit Joao Pedro Gebran Neto, sipas së cilit ish-presideti duhet të qëndrojë në burg, ku po vuan dënimin me 12 vite burg e një muaj me akuzën për korrupsion.TRF4 është gjykata që ratifikoi dënimin në shkallën e parë të Lulas janarin e kaluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews