Ballina Bota Buxheti për ushtrinë, SHBA e ashpër me Rusinë e Kinën

Buxheti për ushtrinë, SHBA e ashpër me Rusinë e Kinën

Varianti përfundimtar i projektbuxhetit për mbrojtjen për vitin e ardhshëm, përmban një gjuhë të ashpër për Rusinë dhe Kinën, duke mbajtur në fuqi kufizimet që pengojnë ushtrinë amerikane të bashkëpunojë me Moskën.

Projektligji 717 miliardë dollarësh pengon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, sipas një përmbledhjeje të legjislacionit, publikuar nga kreu i komitetit të shërbimeve të armatosura të dhomës së përfaqësuesve.

Kjo pengesë ishte pjesë edhe e versioneve të mëparshme të buxhetit por vjen në një kohë kur Moska flet për rritje bashkëpunimi pas takimit mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Helsinki. Raporti që përbën një kompromis mes versioneve të dhomës së përfaqësuesve dhe senatit, po ashtu financon edhe planin e administratës Trump për të zhvilluar një raketë balistike të re që synon të zmbrapsë Rusinë, si edhe mbështet kërkesën e Trump për 250 milionë dollarë ndihma në mbrojtje për Ukrainën dhe 6.3 milionë dollarë për iniciatinë evropiane të mbrojtjes, me qëllim që të rrisë numrin e trupave amerikane në Europë, të sigurojë partnerët dhe aleatët e Amerikës dhe të zmbrapsë agresionin rus. Buxheti i ri do ti japë administratës Trump autoritetin të vendosë sanksione bazuar në aktin e 2017 për goditjen e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve, një ligj ky që u miratua me shumicë dërrmuese dhe që u cilësua si i mangët nga Trump.

Zyrtarë të lartë të administratës kanë kërkuar mundësinë për të vendosur sanksione, veçanërisht mbi ato vende që blejnë armë apo pajisje të tjera ushtarake nga Rusia./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews