Ballina Sport Courtois te Real Madridi, detaji që konfirmon transferimin e portierit te madrilenët

Courtois te Real Madridi, detaji që konfirmon transferimin e portierit te madrilenët

Portieri belg, Tibo Courtois, duket se është shumë pranë kalimit në Spanjë.

Chelsea duket se ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurosh të Realit dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i tij.Ndërkohë, Courtois mësohet se ka blerë ditët e fundit edhe një shtëpi në kryeqytetin spanjoll. Ky detaj e konfirmon që portieri më i mirë i Botërorit në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e madrilenëve.

Pranë largimit nga klubi pritet të jetë Kejlor Navas, që vështirë se do të pranojë stolin në skuadrën kampione të Europës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews