Ballina Aktualitet Rajoni Dy shqiptarë rrëmbejnë një person me makinë për 5 mijë euro, policia...

Dy shqiptarë rrëmbejnë një person me makinë për 5 mijë euro, policia jep detajet

Dy shtetas të Shqipërisë kanë rrëmbyer një person në Prishtinë, mashkull, me një makinë. Policia e Kosovës tha se gjatë hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, që dyshohet se e kanë kryer veprën.

Të dy dyshuarit janë arrestuar për rrëmbimin dhe më pas, lirimin e viktimës kundrejt 5000 eurove, që u detyrua të paguajë.Është intervistuar nga Policia e Kosovës edhe viktima, i rrëmbyeri, të cilit i është dhënë ndihmë mjekësore, njoftoi Arbresh.info. Por, i rrëmbyeri, është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës penale, ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’. Me urdhër të prokurorit të Kosovës, tre të dyshuarit për veprat ee mësipërme janë dërguar në burg.

@tn.lajmelokale
@tetovanews