Ballina Bota Dyert e Gjermanisë nuk janë më të hapura për emigrantët

Dyert e Gjermanisë nuk janë më të hapura për emigrantët

48 orë, kaq është koha që do të presin emigrantët në kufirin gjerman për të marrë një përgjigje nëse e meritojnë apo jo azilin politik nga ky shtet.

Është marrëveshja që ka arritur Kancelarja Angela Merkel me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili kërcënoi me daljen nga koalicioni dhe rrëzimin e qeverisë nëse nuk i jepej fund politikës së dyerve të hapura, aq fort e mbështetur nga Kancelarja Merkel.Për të ruajtur koalicionin, politika e dyerve të hapura u kthye në “dyert e hapura për vetëm 48 orë”.

Afatin e ri, kur refugjatët do të qëndrojnë në qendrat e azilit nën mbikëqyrjen e policisë, Merkel e shpjegon në një intervistë për kanalin ARD.

Merkel refuzon kategorikisht etiketimin e saj si Kancelare e mbylljes së dyerve, duke e vënë theksin te mbrojtja e kufijve të jashtëm dhe dialogut me palët e treta dhe vendet e origjinës.

Brenda këtij viti, në Gjermani kanë mbërritur rreth 600 mijë emigrantë nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews