Ballina Aktualitet Rajoni Eksperti për Ballkanin siguron Prishtinën: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës

Eksperti për Ballkanin siguron Prishtinën: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës

Eksperti i amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka deklaruar se ai duhet ta thoshte qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare.

Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane.

Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme”, ka thënë Serwer, raportojnë mediat. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews