Ballina Sport Eliminim dramatik, Prishtina skualifikohet pas 16 penalltish

Eliminim dramatik, Prishtina skualifikohet pas 16 penalltish

Prishtina është eliminuar dramatikisht nga Europa Ligë. Me ndeshjen e parë që kishte përfunduar në barazim 0-0 në Luksemburg ndaj ekipit të Folas, edhe në Kosovë, ekipi i Mirel Josës i mbylli 90 minutat e rregullta në barazim pa gola.

Ndërkohë, edhe shtesat prej 30 minutash nuk prodhuan gola, dhe gjithçka shkoi drejt penalltive. Ruleta e 11-metërshave ishte një dramë e vërtetë. Gjithsej u goditën 16 penallti, nga 8 për çdo ekipi.Të dyja ekipet shënuan nga katër, dhe humbën tre të tjera, por në penalltinë e tetë, Mersh shënoi për miqtë nga Luksemburgu, ndërsa Jamal i Prishtinës gaboi, dhe kështu u kualifikua ekipi i Folës./ panorama/

@tn.lajmelokale
@tetovanews