Ballina Sport F1 – Hamiltonit nuk i merret fitorja

F1 – Hamiltonit nuk i merret fitorja

Kampioni aktual botëror në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton mund të merr frymë lirshëm, pasi që fitorja e së dielës e shënuar në Hockenheim, nuk iu mor dhe vetëm iu tërhoq vërejtja. Në fakt pas mbylljes së garës ndaj pilotit britanik nisi një hetim për shkelje të rregullave edhe atë për mos futje në boks. Në një moment piloti i Mercedes-it, iu drejtua boksit por nga ekipi i tij ndruan mendjen dhe ai mbeti në pistë. Ashtu që kalimi i kufirit mes pistës dhe hyrjes në boks ishte nën hetime. Pas shqyrtimit të materialeve Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA, ka vërtetuar se Hamiltoni, me këto lëvizje nuk ka rrezikuar askënd. Ai në fund kaloi pa pezullime dhe dënime por vetëm me tërheqje të vëmendjes. Me fitoren e së dielës Hamilton-i, në renditjen e përgjithshme ka 188 pikë, ndërsa pas tij në pozitën e dytë është Vettel (171), kurse i treti Raikonen ka 131 pikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews