Ballina Bota Fjalimi 50 minutësh i Duterte mbi luftën e pamëshirshme kundrejt trafikantëve të...

Fjalimi 50 minutësh i Duterte mbi luftën e pamëshirshme kundrejt trafikantëve të drogës

Në përvjetorin e shtetit të tij, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është shprehur për luftën brutale ndaj dillerëve të drogës. Mijëra përdorues të drogës janë vrarë prejse ka hyrë në fuqi ligji autokratik për ndalimin e substancave narkotike.

Presidenti i Filipineve u shfaq në një fushatë kundër duke shprehur luftën e domodoshme kundër trafikantëve të drogës.

“Më lejoni t’ua thëm troç: Lufta kundër drogës së jashtëligjshme është shumë më e ashpër se sa në të kaluarën”, tha Duterte, i cili po hyn në vitin e tij të tretë të mandatit gjashtëvjeçar. “Lufta ndaj drogës së jashtëligjshme nuk do të anashkalohet. Në vend të kësaj, do të jetë po aq e frikshme dhe e pamëshirshme, sikur në ditën që filloi”.

Që nga fillimi i luftës së tij, policia ka vrarë më shumë se 4, 500 njerëz, ndonëse grupet e të drejtave të njeriut thonë se numri i vërtetë mund të jetë tre deri në pesë herë më i madh, raportoi “DW”, transmeton Periskopi.

Ndërkohë prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale i kanë kritikuar ashpër politikat e tij kontraverse.

Por, Duterte nuk ka vonuar shumë dhe i është përgjigjur Gjykatës Ndërkombëtare. “Shqetësimi juaj janë të drejtat e njeriut, i imi është jeta e njerëzve”. “Jetët e të rinjve tuaj janë tretur në shkatërrim, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të substancave nartkotike si metamfetamina, kokaina, kanabisi dhe heroina”./Periskopi/