Ballina Aktualitet Lajme Gjykata Kushtetuese e Greqisë hedh poshtë kërkesën për pezullimin e Marrëveshjes së...

Gjykata Kushtetuese e Greqisë hedh poshtë kërkesën për pezullimin e Marrëveshjes së Prespës

Gjykata Kushtetuese e Greqisë e hodhi poshtë kërkesën e “Federatës greke së shoqatave kulturore të maqedonasve” dhe “Asociacioneve Panmaqedonase dhe maqedonasve nga diaspora”, për suspendimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa kërkesa për nënshkrimin e Marrëveshjes, do të shqyrtohet në fillim të dhjetorit, njofton korrespondentja e MIA-s.

Sipas gjykatësve, në rast se Marrëveshja nuk hyn në fuqi, në tërësi apo secila prej dispozitave në veçanti, atëherë nuk do ta obligojë asnjërën prej palëve në asnjë mënyrë.Lidhur me letrat nga Athina dërguar në NATO dhe në BE, për të cilat organizatat pohojnë se do ta çojnë Parlamentin grek para aktit final, gjykatësit sqarojnë se askund nuk del se proceset konkrete do të përfundojnë para se Marrëveshja të hyjë në fuqi.

Siç publikoi MIA, organizatat greke, në fund të muajit të kaluar, i dorëzuan kërkesat e tyre në Gjykatën Kushtetuese pasi, vlerësojnë se Marrëveshja do ta shkel Kushtetutën greke dhe “çon drejt shpërbërjes së Greqisë me procedurë të përshpejtuar”.

“Marrëveshja e shkel nenin 27 të Kushtetutës sipas së cilit para se të nënshkruhet nevojitet votim në Parlament edhe atë me shumicë të rritur, pasi përfshin ndryshimin e termeve gjeografike (rajonin e Maqedonisë në rastin konkret), shkruajnë prej organizatave në kërkesë, ndërsa në një pikë tjetër thonë se është shkelur Kushtetuta pasi Marrëveshja është nënshkruar edhe krahas “kundërshtimit të popullit grek për çfarëdo lëshimesh për emrin, pa mbajtjen e referendumit”

@tn.lajmelokale
@tetovanews