Ballina Aktualitet Kosovë Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për heqjen e vizave

Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për heqjen e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane. “Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë në Facebook: Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!
Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europianë.
Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së.
Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza.
Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews