Ballina Sport Historike, Kroacia për herë të parë në finale të Botërorit. Dramë për...

Historike, Kroacia për herë të parë në finale të Botërorit. Dramë për Anglinë

Në “Luzhniki Stadium” u luajt gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”, shkruan Syri.net.

Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke dalë për herë të parë në historinë e saj në një finale Botërori. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 me golat e Tripier për anglezët në minutën e 5-të dhe për kroatët realizoi Perisic në të 68’.

Edhe shtesa e parë mbyllet po me të njëjtin rezultat, teksa do të luhen edhe 15 minutat e dyta për të nxjerrë finalistin e këtij çifti.

Në minutën e 109-të Mario Mandzukic brenda zone me një gjuajtje të saktë kalon Kroacinë në avantazh, 2-1.

Ky ishte goli vendimtar i takimit, që i dha kroatëve finalen e madhe, ku do të kenë përballë Francën.

Për anglezët ky eliminim duket si një dramë, pasi ishin ata që udhëhiqnin në fillim. Anglia do të luajë me Belgjikën për vendin e tretë dhe të katërt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews