Ballina Bota Humbën në një shpellë në Tajlandë, gjenden të gjallë pas nëntë ditësh

Humbën në një shpellë në Tajlandë, gjenden të gjallë pas nëntë ditësh

12 djemtë e një ekipi futbolli dhe trajneri i tyre janë gjetur të gjallë, nëntë ditë pasi kishin humbur në një shpellë në Tajlandë.

Zyrtarë të qeverisë kanë bërë të ditur që të gjithë janë shëndosh e mirë, dhe se operacioni i kërkimit në shpellën Tham Luang në Chiang Rai ka përfunduar.

Në lidhje me fatin e këtyre djemve ekipet e shpëtimit kishin frikë për shkak të rritjes së nivelit të ujit, gjë që e vështirësoi kërkimin e zhytësve.

Djemtë e gjetur janë të moshave 11 deri në 16 vjeç dhe ishin në një shëtitje duke eksploruar shpellën e Tham Luang më 23 qershor, kur edhe kishin humbur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews