Ballina Aktualitet Rajoni Humbi fëmijët dhe bashkëshortin nga flakët, letra e dhimbëshme e një nëne:...

Humbi fëmijët dhe bashkëshortin nga flakët, letra e dhimbëshme e një nëne: Përqafoni fëmijët çdo ditë…

Në Athinë vijojnë operacionet për gjetjen e personave të humbur, e ndërkohë zbulohen historitë tragjike të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre

Njëra prej tyre është edhe ajo e një nëne që humbi dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin. Ajo botoji një letër ku përshkruan fjalët e fundit të fëmijëve të saj dhe përpjekjet e dëshpëruara për t’i kontaktuar ata midis kaosit të zjarrtë në Mati.Vajza e saj Evita u hodh nga një lartësi 15 metra ndërsa përpiqej ti shpëtonte flakëve ndërsa vëlllai, Andrea, 11 vjeç humbi jetën bashkë me të atin Grigoris, 54 vjeç

Letra ku përshkruhet dhimbja e nënës pas humbjes tragjike u lexua gjatë një emisioni në tv grek SKAI TV.

Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila ishte gjithmonë luftëtare dhe përpiqej ta demonstronte kudo dhe kurdo. E di që Grigoris do të ketë bërë më të mirën e tij për ti shpëtuar. Fakti që ai nuk mundi ishte vullneti i Zotit. Në veshë më vjen zëri që dridhet i Andreas: Kam frikë mami. Jam shumë i shqetësuar. Do të jem i fortë por dhe nuk mund të kthehem mami.

“U përpoqa për katër ti gjeja” – vijon letra – “Pastaj hoqa dorë duke menduar se do të ishte më mirë të mos rrezikoja pasi kështu do i vija në ndihmë. Nuk kam fjalë. Kam humbur çdo gjë. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews