Ballina Aktualitet Lajme Investigimi i “OCCRP”: Moska ndërhyrje të forta në Maqedoni, miliarderët rus japin...

Investigimi i “OCCRP”: Moska ndërhyrje të forta në Maqedoni, miliarderët rus japin qindra mijëra euro për trazira

Miliarder rus Ivan Savvidi që jeton në Greqi, ka dhënë qindra mijëra euro që të kundërshtojë qeverinë mbi marrëveshjen e emrit.

Sipas një investigimi të “OCCRP” përfituesit kryesorë janë një grup huliganësh që kanë sjellë trazira në kryeqytet.

Kryeministri i Maqedonisë Zaev ka akuzuar “biznesmenët grekë” të lidhur me rusinë për nxitjen e trazirave në vend mbi ndryshimin e emrit që nëse vazhdon përpara, do të mundësojë anëtarësimin në NATO.

Qendra për raportimi të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zbulon burimin e të paktën disa nga pagesave: Të paktën 300,000 euro u janë dhënë nga Savvidi personave që bëjnë oponencë për ndryshimin e emrit.

Dokumentet e shikuara nga gazetarët tregojnë se Savvidi ka transferuar fondet e tij në Maqedoni me një seri pagesash

Savvidi ka lindur në Gjeorgji dhe e bëri pasurinë e tij në privatizimin e asaj që do të bëhej kompania më e madhe e duhanit në Rusi. Ai është një nga biznesmenët më të pasur të Rusisë, me një pasuri prej $ 2 miliardësh. Pasi u transferua në Greqi në mesin e viteve 2000, ai bleu klubin e futbollit PAOK dhe media të ndryshme.

Perandoria e tij e biznesit tani dominon qytetin e dytë të Selanikut.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews