Ballina Aktualitet Rajoni Ish-kryeministri Berisha: Rama, një adoleshent i droguar që vetëm zhgarravit

Ish-kryeministri Berisha: Rama, një adoleshent i droguar që vetëm zhgarravit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës sot duke e konsideruar krim , sjelljen për votim të projektligjit për shembjen e Teatrit dhe kryeministrin vetë si një ‘adoleshent të droguar’.

Duke folur pas pas ndërprerjes së seancës parlamentare ish-kryeministri Berisha tha se: ‘Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare.Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtëçdo kodi, rregulli dhe morali, në një kohë kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019 dhe – iu garantoj gjer në gjysmën e dytë të 2012-it, këtu do të jemi.

Në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, tëTeatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëjë në tërësi po veçanërësisht ndaj çdo gjëjë në artin e kulturës shqiptare, pasi vetë, i mbetur në komplekset primitive të një adolesheni të droguar, shkarravit gjithë jetën pa prodhuar dot një sukses të vetëm.

Kjo që ndodhi sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presin çfarë do të bëjë ky parlament pas goditjes së tmerrshme që mori, hedhjes poshtë të rekomandimit për hapjen e negociatave. Kjo lukuni mafioze ka vetëm një axhendë: të vjedhë dhe kjo që ndodhi me Teatrin është vjedhje dhe vjedhje. Me një procedurë të supërshpejtuar dhe të paimagjinueshme, me abuzim total të çdo rregulli dhe morali, sjell këtu ligjin për Teatrin.

Teatri më shumë se kushdo mbi tokë i përket artistëve dhe skena është ekstra territor – ekstraterritor me imunitet absolut ndaj sundimtarëve. Fatin e saj e përcaktojnë vetëm artistët,” theksoi Berisha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews