Ballina Bota Izraeli shpallet shtet hebre

Izraeli shpallet shtet hebre

Parlamenti izraelit ka miratuar Ligjin kundërthënës që e përcakton vendin si një shtet ekskluzivisht hebre, raporton KTV.

Ligji i quajtur “shteti kombëtar hebre” e zvogëlon përdorimin e arabishtes si gjuhë zyrtare dhe thekson se zgjerimi i vendbanimeve hebreje është interes kombëtar. Sipas ligjit, po ashtu Jerusalemi është i tëri i bashkuar, kryeqytet i vendit. Deputetët izraelitë arabë e kanë kritikuar këtë ligj, por kryeministri Benjamin Netanjahu e vlerësoi atë si “moment përcaktues”.

Ligji i mbështetur nga Qeveria e krahut të djathtë të vendit, thotë se “Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ata kanë një të drejtë ekskluzive për vetëvendosjen kombëtare në të”. Seanca kushtuar këtij ligji, zgjati më shumë se tetë orë.

Artikulli paraprakTrump përshkallëzon luftën tregtare me Kinën
Artikulli tjetërShqipëria e Kosova e jetojnë ‘diktaturën demokratike”