Ballina Sport Këto janë 2 super ndeshjet e sotme të Botërorit

Këto janë 2 super ndeshjet e sotme të Botërorit

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Nga ora 16:00, Suedia luan ndaj Zvicrës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Saint Petesburg”, përcjell gazetametro.net.

Këto dy shtete për herë të fundit janë përballur në vitin 2002, edhe ajo ishte thjeshtë një miqësore, kurse rezultati i ndeshjes ishte 1 me 1.Kurse një takim tjetër interesant do të zhvillohet nga ora 20:00, në mes Anglisë dhe Kolumbisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Spartak Stadium”.

Këto dy kombëtare janë takuar vetëm një herë gjatë karrierës së tyre. Në vitin 1998, Anglia mposhti Kolumbinë me rezultat 2-0, takim i fazës së grupeve për Botërorin e vitit 1998, përcjell gazetametro.net.

Kush fiton sonte, përballet me fituesin e duelit Suedi – Zvicrës, që fillon më herët se Angli – Kolumbi./gazetametro.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews