Ballina Bota Analiza Kina akuzon SHBA: Keni nisur luftën ekonomike më të madhe në histori

Kina akuzon SHBA: Keni nisur luftën ekonomike më të madhe në histori

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka filluar luftën më të madhe tregtare në histori, ndërsa të dyja palët vendosën tarifa të reja prej dhjetëra e miliarda dollarësh mbi eksportet e secilës palë.

Tarifat e administratës Trump prej 25 për qindësh prekin më shumë se 800 produkte kineze me vlerë 34 miliardë dollarë, si psh makineri industriale, aparatura mjeksore dhe pjesë makinash. Ato hynë në fuqi menjëherë pas mesnate, shkruan tch.

Tarifat kineze mbi mallrat amerikane hynë në fuqi menjëherë më pas, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.

Trump dhe këshilltarët e tij argumentojnë se tarifat janë të nevojshme për t`i bërë presion Kinës që të heqë dorë nga praktikat e pandershme siç janë vjedhja e pronës intelektuale dhe detyrimi i kompanive amerikane për të dorëzuar teknologji të vlefshme.

Në anën tjetër, Pekini insiston se është ai i dëmtuari. “Kina është e detyruar të tërhiqet në mbrojtje të interesave të saj kombëtare dhe interesave të popullit të saj”, tha ministria e tregtisë në një deklaratë, ku akuzonte Shtetet e Bashkuara për diskriminim tipik tregtar.

Qeveria tha më herët se do të taksonte më shumë se 500 mallra amerikane eksporti, përfshirë makinat dhe produktet bujqësore si farat e sojës dhe mishin, me vlerë të njëjtë me atë të mallrave kineze të taksuara nga ShBA.

Edhe më herët, përballja tregtare mes dy ekonomive kryesore të botës ka tronditur tregjet dhe ka nxitur paralajmërime nga kompanitë për dëme dhe çmime më të larta për konsumatorët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews