Ballina Sport Kryetar i FFM-së, Gjorgjioski jep dorëheqje

Kryetar i FFM-së, Gjorgjioski jep dorëheqje

Ilço Gjorgjioski, dorë hiqet nga posti i presidentit të federatës së futbollit të Maqedonisë. Numri një i futbollit në vend dha dorëheqjen gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj federate të mbajtur sot në Shkup. Gjorgjioski karrierën e tij si punëtor sportiv në futboll do ta vazhdojë në organet e UEFA-së, në kabinetin e numrit një të saj Aleksandar Çeferin. Gjorgjioski opinionit iu drejtua me një kumtesë përmes së cilës arsyetoi vendimin e tij, duke theksuar të gjitha aktivitetet gjatë mandatit gjashtë vjeçar sa ishte në krye të FFM-së. “Sfida ime e radhës është UEFA.

Në nevojitet gëzim dhe ndonjë far optimizmi. Për këtë do të vazhdojë të luftojë.”, ka shkruar Gjorgjioski. Deri në emërimin e kryetarit të ri, FFM-ja do të drejtohet nga nënkryetarët e saj Muhamed Sejdini dhe Dimitar Kostadinov si dhe nga sekretari i përgjithshëm Filip Popovski. KD I FFM-së, ka emëruar një adhok komision në krye të së cilës do të jetë Muhamed Sejdini, ashtu që paralajmërohet se ky komision do të jetë i ngarkuar për organizimin dhe thirrjen e Kuvendit të rregullt zgjedhor të FFM-së, në të cilin do të zgjidhej kryetari i ri i FFM-së. Jo zyrtarisht mësohet se kuvendi zgjedhor do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndryshe drejtuesit e futbollit vendor në mbledhjen e sotme kanë miratuar të gjitha rregulloret për mbarëvajtjen e garave në ligat shtetërore të futbollit në të gjitha konkurencat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews