Ballina Sport Kualifikim dhe spektakël me Francën, trajneri i Belgjikës do finalen e madhe

Kualifikim dhe spektakël me Francën, trajneri i Belgjikës do finalen e madhe

Nëse për Angli-Kroaci dikush mund të guxojë të bëjë parashikime, për gjysmëfinalen Francë-Belgjikë gjendja paraqitet e vështirë.

Nga njëra anë është një ekip solid në prapavijë, që mbrohet nga i kudondodhuri Kante, dhe me një sulm të frikshëm. Për hir të së vërtetës, më shumë sesa spektakolare, skuadra e Deshamp është efektive. E ndihmuar nga Mbape me Argjentinën dhe nga një Uruguai që zbriti në fushë me flamurin e bardhë, Franca duhet thënë se ka mbërritur në gjysmëfinale pa shumë vështirësi.

Nga ana tjetër, Belgjika, një formacion tejet i talentuar, që gjithashtu nuk e ka njohur vuajtjen, nëse përjashtojmë duelin me Japoninë.

Fantastikë në sulm, belgët ekzaltohen në maksimum kur De Brune, Hazard dhe Lukaku vendosin të shpërthejnë.

Rendimenti i njëjtë në 90 minuta është pika e tyre e dobët, por trajneri Roberto Martinez po mundohet të marrë masat.

Për sfidën e nesërme me francezët, tekniku i Belgjikës deklaroi: Jemi në gjysmëfinale dhe kjo është një arritje për ne. Por nuk duam të ndalemi këtu. Synojmë finalen dhe më pas të shohim. Franca është e fortë, por duam ta mundim me spektakël. Kemi shumë shanse për kualifikim”.

Artikulli paraprakKosovë, minatorët e Trepçës hyjnë në grevë të përgjithshme
Artikulli tjetërThaçi takon Kryeministrin e Rusisë Dmitry Medvedev