Ballina Aktualitet Rajoni Kutz: Ballkani Perëndimor meriton anëtarësim në BE

Kutz: Ballkani Perëndimor meriton anëtarësim në BE

Bashkimi Evropian do të jetë komplet vetëm atëherë kur këtij komuniteti të kombeve i bashkëngjiten edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar në Salzburg kancelari austriak Sebastian Kurtz, duke i prezantuar deputetëve të Parlamentit Evropian prioritetet e kryesimit të Austrisë në BE.

Ai ka porositur se njëri nga tri prioritetet e kryesimit austriak do të jetë afrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Si prioritete tjera, ai ka theksuar sigurinë dhe luftën kundër imigrimit ilegal, si dhe digjitalizimin dhe automatizimin me qëllim të sigurimit të prosperitetit të BE.

“Ballkani Perëndimor jo vetëm që ka perspektivë evropiane të cilën e meriton, por meriton edhe anëtarësim në BE. Prandaj do të punojmë më së miri në mënyrë që të përkrahim procesin e anëtarësimit të tyre në BE”, ka deklaruar Kurtz, transmeton Insajderi.com.

Ai gjithashtu ka porositur se BE duhet të jetë aktiv që në fqinjësinë e tij të sigurojë stabilitet, siguri dhe paqe.

“Evropa juglindore e sidomos Ballkani Perëndimor, janë afër zemrës së Austrisë”, thotë Kurtz.

Kancelari austriak ka kërkuar nga vendet të Ballkanit Perëndimor që “perspektiva e sinqertë” të mundësojë përparim kah anëtarësimi në BE, në mënyrë që të mposhten vendet tjera të cilat kanë ndikim në rajon dhe të kompletohet projekti BE.

“Duhet që në një moment të përfundojë projekti i BE dhe t’i fusim këto vende në Union në mënyrë që ata të kontribuojnë në zhvillimin e BE, por edhe t’i përkrahin vlerat tona themelore”, ka vlerësuar Kurtz./Insajderi.com./

@tn.lajmelokale
@tetovanews