Ballina Sport LAJM I BUJSHËM NGA FRANCA: MBAPPE I THOTË PO REAL MADRIDIT

LAJM I BUJSHËM NGA FRANCA: MBAPPE I THOTË PO REAL MADRIDIT

Gazetari francez, Baptiste Ripart, i njëjti që njoftoi i pari rinovimin e Griezmann me Atletico Madrid dhe nënshkrimin e Lemar me klubin “colchonero”, thotë se Real Madridi dhe PSG kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Kylian Mbappe në “Bernabeu” për 272 milionë euro.“Exclusive. Real Madrid dhe PSG bien dakord për transferimin e Mbappé për shumën e 272 milionë eurove.

Pagesa do të bëhet me katër këste”, – shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.Performanca e madhe e Mbappé në Kupën e Botës së Rusisë, ku ka thyer të gjitha rekordet, e ka vënë përsëri lojtarin në agjendën e klubeve të mëdha. Problemet me “Fair Play Financiar” te PSG dhe shitja e mundshme e Cristiano Ronaldos te Juventusi, kanë bërë që Real Madridi t’i rikthehet pistës “Mbappé”, një dëshirë e madhe e Florentino Perez. Adoleshenti i talentuar francez ishte afër kalimit te Real Madridi edhe verën e shkuar dhe tani kur të vijë patjetër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews