Ballina Bota Mjeku i Rusisë zbulon se çfarë substance thithnin lojtarët në Botëror

Mjeku i Rusisë zbulon se çfarë substance thithnin lojtarët në Botëror

Vazhdojnë dyshimet për substancën misterioze që përdorën lojtarët e Rusisë.

Dy mjekët gjermanë shprehën dyshimet se ekipi rus përdori një substancë dopingu për të përmirësuar lojën gjatë ndeshjeve me spanjollët dhe kroatët.

Por ishte mjeku i ekipit rus Eduard Besuglov që tregoi se lojtarët kishin përdorur amoniak gjatë dy takimeve të fundit.

Profesionisti siguroi se nuk ka asnjë problem në të bërit të këtij veprimi, sepse substanca nuk është e ndaluar dhe se nuk bën pjesë në listën e elementeve të jashtëligjshme.

Mesa duket ky përbërës kimik ka për qëllim që të përmirësojë rendimentin sportiv duke stimuluar respiracionin dhe duke përmirësuar fluksin e oksigjenit në gjak në një kohë më të shkurtër.

Në këtë reportazh mjeku rus pranoi se një nga zëvendësuesit thithi amoniak që ishte i vendosur në pambuk para se të hynte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës.

Gjithashtu “Bild” shpërndau disa imazhe ku lojtarët shfaqeshin duke konsumuar këtë substancë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews