Ballina Bota Në Napoli, Ronaldon e përdorin për … letër higjienike

Në Napoli, Ronaldon e përdorin për … letër higjienike

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi nuk i ka pikëlluar tifozët e Napolit, por i ka motivuar ata për të reaguar me ironi dhe ilaritet ndaj kësaj blerje të bujshme.

Ashtu siç bën kur ia shitën Gonzalo Higuain, Juventusit për 90 milionë euro, tifozët e kaltër e kanë stampuar foton zyrtare të Ronaldos me Juven në letrat e tyre higjenike.

Prej pak ditësh letra higjienike me imazhin e portugezit është në shitje në Campania. Tifozët e Napolit me të qeshura kanë thënë për mediat se kjo është një mënyrë e bukur dhe e gjallë për të mirëpritur ish numrin 7 të Real Madrid në Seria A./gazeta-Shqip.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews