Ballina Sport Neymar zbulon më në fund të ardhmen e tij

Neymar zbulon më në fund të ardhmen e tij

Pas muajsh plot me spekulime, më në fund Neymar ka zbuluar të ardhmen e tij.

Sulmuesi brazilian, në një ceremoni të Institutit Neymar Jr. në Sao Paulo, deklaroi: “Unë do të qëndroj në Paris. E kam një kontratë”.

“Shtypi ushqeu lajme të rreme dhe shpiku lajme komike. Spekulojnë shumë. Të gjithë e dinë dashurinë që kam për Presidentin (Al Khelaifi, i cili gjithashtu mori pjesë në event), për qytetin dhe për tifozët “, tha Neymar në paraqitjen e tij të parë në publik pas Kupës së Botës, transmeton TCH.

Braziliani tha se vendosi të shkonte në Paris “për një sfidë, për të pasur gjëra të reja dhe për ndjekjen e objektivave të reja”.

26-vjeçari u shpreh se ishte “shumë i trishtuar” për eliminimin e Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Belgjikës (1-2), sepse ishte i bindur se Brazili kishte ekip të aftë për të fituar titullin.

Neymar tha se është duke pritur që sezoni i ardhshëm të jetë “i suksesshëm” dhe të fitojë më shumë tituj me PSG sepse modeli “është shumë i mirë”.

Gjithashtu, Neymar nënvizoi se është një “nder” që do të luajë me “portierin e madh” italian Gianluigi Buffon, i cili firmosi për PSG.

@tn.lajmelokale
@tetovanews