Ballina Bota Njeriu më i moshuar në botë: 113 vjeçari tregon sekretin e jetëgjatësisë...

Njeriu më i moshuar në botë: 113 vjeçari tregon sekretin e jetëgjatësisë (VIDEO)

Në vitin kur lindi Masazo Nonaka ishte kur Albert Einstein publikoi teorinë e relativitetit, Theodore Roosvelt ishte inauguruar si presidenti i 26 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Bertha von Suttner u bë femra e parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe. Ishte viti 1905.113 vite më vonë, Nonaka do të bëhet njeriu më i vjetër në planetin tokë, sipas “Guiness World Records”. Dhe këtë të mërkure, ai feston ditëlindjen e 113.

Nonaka ishte rritur me gjashtë vëllezërit dhe një motër në Ashoro, një qytet i vogël në Hokkaido, në veri të Japonisë. Në vitin 1931, ai u martua me një grua e quajtur Hatsuno, me të cilën pati pesë fëmijë, raportoi “The Washington Post”.Nonaka jetëgjatësinë e tij ia atribuon zhytjes nën burimet e pasura me minerale, si dhe dashurinë për ëmbëlsirat. Vajza e saj e cila jeton me të, thotë se një arsye tjetër për jetëgjatësinë e tij është jeta pa stres.Ai gjatë gjithë jetës së tij ka lexuar një gazetë pas mëngjesit, ka shikuar samurait dhe mundjet sumo pas daljes së televizionit. Nonaka i është bashkuar listës së japonezëve që jetojnë më së gjati në botë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews