Ballina Bota NYT: FBI sekuestron një audio përgjim të Trump për pagesën e ish-modeles...

NYT: FBI sekuestron një audio përgjim të Trump për pagesën e ish-modeles së Playboy

Ekziston një regjistrim në të cilin dëgjohet Donald Trump teksa flet me ish avokatin e tij, përpara zgjedhjeve elektorale të 2016, për një pagesë në lidhje me Karen McDougal, ish modelen e Playboy.

Bëhet fjalë për gruan që ka pranuar publikisht se ka pasur një marrëdhënie me Trump dhe ai që i ka regjistruar ka qenë pikërisht ish avokati i tij Michael Cohen. Zyra ligjore ka vendosur të shpërndajë tani këtë regjistrim, ashtu siç thotë një burim për New York Times.

Giuliani: Audio është e vërtetë, por pagesa nuk është verifikuar akoma.

Duke folur për New York Times, Rudolph Giuliani, avokati i Trump, ka pranuar që manjati e ka diskutuar me Cohen në shtator të 2016 pagesën e Karen McDougal, por ka pranuar që ajo pagesë nuk është verifikuar. Giuliani ndër të tjera shpjegon se si presidenti Trump nuk e ka ditur asnjëherë që është regjistruar. Karen McDougal ka pranuar që në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie të gjatë me presidentin amerikan në 2006, në të njëjtin vit me aferën e dyshuar me pornostarin Stormy Daniels dhe në të njëjtin vit kur bashkëshortja Melania ka sjellë në jetë djalin Barron Trump.

McDougal ja ofroi historinë e saj National Enquire për 150 mijë dollarë përpara zgjedhjeve presidenciale, por tabloidi skandaloz vendosi ta publikojë pas zgjedhjeve.

Fbi sekuestron file audio-Ish avokati personal i Donald Trump, Michale Cohen, duket se ka edhe të tjera regjistrime sekrete gjatë diskutimeve të tij me Trump.

Kështu thonë disa burime investiguese për median amerikane, duke shpjeguar që tani regjistrimet janë në dorë të Fbi. Materialet audio janë sekuestruar në prill gjatë kontrolleve në zyrën dhe në banesën e Cohen.