Ballina Aktualitet Rajoni Policia e Tiranës kap ngasësin me 140 km/orë nën efektin e alkoolit...

Policia e Tiranës kap ngasësin me 140 km/orë nën efektin e alkoolit (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi si çdo fundjavë autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkullim të dendur gjatë verës në orët e vona.

Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me 140 km/h dhe pse ishte nën ndikimin e alkoolit, transmeton Klan Kosova.

Policia e Tiranës, njoftoi se disa shkelje për shkak te rrezikshmërisë, konsiderohen te rënda, ashtu siç ështe ai i drejtuesit te mjetit Benz B-Class, 46 vjeçar Xh.D: Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me ketë shpejtësi nen efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l.
”Më shumë se kaq nuk mund te bënte një drejtues mjeti për te rrezikuar seriozisht jetën e tij, te atyre qe e shoqërojnë por edhe përdoruesve te tjerë te rrugës”, e përfundoi deklaratën e saj, Policia e Tiranës përmes facebook, transmeton Klan Kosova.https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2226609440958748/

@tn.lajmelokale
@tetovanews