Ballina Aktualitet Rajoni Presidentja kroate ‘dridh’ edhe një herë Serbinë, tha se shqiptarët dhe kroatët...

Presidentja kroate ‘dridh’ edhe një herë Serbinë, tha se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër të armëve

‘B92’ shkruan se presidentja kroate ka tronditur edhe një herë publikun pasi në parlamentin shqiptar tha se shqiptarët janë vëllezër dhe motra të kroatëve.

Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, Kitaroviq ka thënë se Kroacia e mbështet fuqimisht integrimin evropian të Shqipërisë dhe mirëpret progresin në drejtim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE, shkruan lajmi.net.

Edhe mediat tjera kryesore serbe janë marrë me këtë deklaratë duke e quajtur ‘skandaloze’.

Ajo përgëzoi palën shqiptare për vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku në mënyrë që të krijohet një bashkëpunim edhe më i mirë. Si një vend me pozitë gjeostrategjike të jashtëzakonshme, Shqipëria do të luajë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Evropën Juglindore. Kroacia është në kërkim përpara për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë”.

Gjithashtu ajo iu referua miqësisë së qëndrueshme dhe të pandashme në mes dy vendeve.

“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni se Kroacia nuk do ta harrojë atë”, ka thënë Kitaroviq.

Presidentja kroate ditëve të fundit ka qenë tema kryesore në media pasi në kampionatin botëror puthi futbollistët e kombëtares së saj pas ndeshjes në finale./Lajmi.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews