Ballina Sport Reali i çmendur pas Hazard, vjen oferta ‘faraonike’

Reali i çmendur pas Hazard, vjen oferta ‘faraonike’

Gjiganti spanjoll, Real Madridi kërkon me patjetër zëvendësuesin e Ronaldos.

Drejtuesit e klubit spanjoll janë duke përgatitur një ofertë me vlerë 150 milionë sterlina (170 milionë euro) për yllin e Chelseat Eden Hazard, raporton Daily Mail, shkruan SYRI.net.Megjithatë, transferimi i Hazardit nuk do të jetë i lehtë pasi në garë furishëm për të ka hyrë edhe rivali i urryer i Real Madridit, Barcelona.

Për anësorin belg interesim ka shprehur edhe kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City.

Para disa ditës, Mbretërit larguan yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, i cili u bashkua me Juventusin për një shifër totale 112 milionë euro.

@tn.lajmelokale
@tetovanews