Ballina Bota Rritet numri i të plagosurve në Festivalin e vrapit të demave

Rritet numri i të plagosurve në Festivalin e vrapit të demave

Të paktën nëntë persona janë plagosur në ditët e hapjes së vrapit të demave, raportuan zyrtarët e Kryqit të Kuq.

Tradita 400-vjeçare do zhvillohet çdo mëngjes për tetë ditë gjatë festivalit San Fermin në Pamplona. Festivali ka filluar me 6 korriku dhe do të zgjasë deri në 14 korrik. 5 persona përfunduan në spital në ditën e parë, ndërsa 4 të tjerë në ditën e dytë. Nuk dihet ende se sa të lënduar janë. Dëmtimet janë të zakonshme gjatë këtij festivali. Që në vitin 1910, të paktën 16 vetë kanë vdekur gjatë festivalit. Vrapimet më vdekjeprurëse ndodhën në vitin 1947 dhe 1980.

Viktima e fundit e këtij festivali është Daniel Jimeno Romero, i cili u godit në qafë nga demi në 2009, gjatë garës së katërt të festivalit.

Shumica e vrapuesve janë burra, por gratë janë lejuar të marrin pjesë nga viti 1974.

@tn.lajmelokale
@tetovanews