Ballina Sport “Rusi 2018″/ Asnjë skuadër në histori, nuk ka arritur finalen si Kroacia

“Rusi 2018″/ Asnjë skuadër në histori, nuk ka arritur finalen si Kroacia

Për herë të parë, Kroacia arriti në finalen e Kupës së Botës, aty ku përballë do të ketë Francën.

Kualifikimi për në finale, erdhi falë fitores 2-1 ndaj Anglisë, ndeshje e cila u mbyll pas 120 minutave lojë.

Në fakt, kjo është hera e parë në histori që një skuadër në vendin e 20 arrin në finalen e një Kupe Bote.

Asnjëherë më parë, një skuadër kaq poshtë në renditje, nuk e kishte bërë diçka të tillë.

Skuadra që kishte renditjen më të keqe deri më tani, ka qenë Franca e vitit 1998 dhe renditej në vendin e 18. Interesant është fakti, se atë vit, Franca u shpall për herë të parë kampione e Botës dhe ndoshta, ka ardhur koha që historia të përsëritet, por me Kroacinë si kampione.

@tn.lajmelokale
@tetovanews