Ballina Sport Shaqiri falënderon fansat pas eliminimit në Botëror

Shaqiri falënderon fansat pas eliminimit në Botëror

Zvicra u eliminua nga Suedia dje në të 1/8 e finales së Kupës së Botës duke i dhënë fund kampanjës në garën më prestigjioze të futbollit.

Megjithatë, ky Botëror do të rrojë gjatë në kujtesën e popullit shqiptar kur Zvicra përmbysi rezultatin ndaj Serbisë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, duke luajtur rol të madh në eliminimin e fqinjve nga kompeticioni.
Shaqa nuk la pa i falënderuar fansat e Zvicrës që e mbështetën këtë përfaqësuese në çdo cep të këtij rrugëtimi:
“Një falënderim i madh për fansat nga e gjithë bota për përkrahjen e mrekullueshme gjatë Kupës së Botës”, ka shkruar Shaqiri në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews