Ballina Bota SHBA, jo negociata të drejtpërdrejta me talebanët

SHBA, jo negociata të drejtpërdrejta me talebanët

NATO-ja ka hedhur poshtë njoftimet mediatike se ShBA-ja është gati të marrë pjesë në negociatat e drejtpërdrejta me talebanët.

Sipas një gjenerali të ushtrisë amerikane, SHBA-ja nuk është një zëvendësim për popullin afgan apo për qeverinë afgane. ShBA-ja është gati të “mbështesë, përmirësojë dhe të marrë pjesë” në diskutime paqësore të Afganistanit.Presidenti afgan Ashraf Ghani dhe udhëheqës të tjerë të vendit kanë ofruar në mënyrë të përsëritur bisedime të paqes me talebanët.

Në Afganistan ka rreth 16 mijë ushtarë nga ShBA-ja, NATO-ja dhe vendet e tjera partnere, kryeisht si trajnues të forcave afgane./CRI/

@tn.lajmelokale
@tetovanews