Ballina Sport Shkëndija cakton çmimin e biletave ndaj New Saints

Shkëndija cakton çmimin e biletave ndaj New Saints

Drejtuesit e KF Shkëndija kanë caktuar çmimin e biletave për ndeshjen e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëe, kundër New Saints nga Uellsi , i cili më 10 korrik do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë”. Biletat mund të blihen për 200, 400 dhe 600 denarë, me fakti që bileta më e lirë janë të tribunës në Lindje, ndërsa ato nga 400 dhe 600 janë në Veri dhe Jug.

Sipas drejtuesve të Shkëndijës , tribuna e Perëndimit do të jetë i mbyllur në tërësi. Biletat do të jenë në shitje nga 5 korriku dhe ato mund të blihen në Fan Shopin e skuadrës tetovare dhe në disa pika të tjera të shitjes si: Monaco Tobaco- Tetovë, Jugoton – Shkup, City Mall – Shkup dhe Online përmes MkTickets.

@tn.lajmelokale
@tetovanews