Ballina Bota Shqiptari harron valixhen në stacionin e trenit, alarmohet policia italiane

Shqiptari harron valixhen në stacionin e trenit, alarmohet policia italiane

Karabinierët e stacionit policor të Ostuni në Brindisi janë vënë në alarm ditën e djeshme nga një telefonatë, ku është denoncuar një valixhe e braktisur në stacionin hekurudhor.

Media Ostuni Notize shkruan se një telefonatë e çuditshme njoftoi policinë se në stacionin hekurudhor ndodhej një valixhe e dyshimtë. Menjëherë u evakuua zona dhe u vendos perimetri i sigurisë.Gjithashtu mësohet se shërbimi hekurudhor është ndërprerë, por më pas kur po bëhej gati ndërhyrja për të hyrë në zonën e ‘rrezikut’, një person ka kaluar dhe ka deklaruar se ishte valixhja e tij.

Ishte pikërisht 42-vjeçari shqiptar, i cili ka pohuar se është valixhja tij, por identiteti i shqiptarit nuk bëhet e ditur.

Ai tha se e kishte harruar valixhen ndërsa ishte shkëputur për të konsumuar diçka. Gjithsesi shqiptari u shoqërua në polici për tu pyetur ndërsa hetimet i morën përsipër agjentët e anti-terrorizmit të Leçes. Pas 40 minutash u rikthye edhe shërbimi publik në stacionin e trenit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews